Sot kujtojme 180 vjetorin e lindjes te kryeministrit te pare te shtetit dhe babait te kombit shqipetar, Ismail Qemali, i cili lindi ne Vlore me 24 janar 1844 ne nje nga familjet me te medha te Shqiperise se Jugut.
Pasi mbaroi shkollen fillore ne vendlindje, shkoi ne shkollen plotore turke ne Selanik dhe me pas mbaroi gjimnazin “Sosimea” ne Janine. Ne vitet 1862-1864 sherbeu ne administraten e Janines dhe pastaj u transferua ne Thesali e Stamboll. Me vone Ismail Qemali pati nje varg detyrash te larta ne administraten turke si kryesekretar i Ministrise se Puneve te Jashteme, mytesarif i Varnes (Bullgari), guvernator i Danubit te Poshtem etj.
Me 1877 Porta e Larte e akuzoi si kundershtar te Sulltan Abdyl Hamitit dyte dhe perkrahes te pikepamjeve liberale te Mithat Pashes (funksionar i larte i Perandorise, opozitar). Keshtu Porta e Larte e denoi 7 vjet internim. U lirua ne 1884 dhe u emerua mytesarif i sanxhakut te Galiopolit dhe guvernator i Triopit, Libi.
Me 1900, per t’i shpetuar ndjekjeve te Sulltanit, Ismail Qemali i dorezoi doreheqjen Sulltanit dhe u arratis nga Turqia, ne kete menyre do t’i kushtohej me mire ceshtjes shqipetare. Ai shkoi ne vende te ndryshme te Europes, vendosi lidhje dhe bashkpunoi me rrethet politike te Levizjes Kombetare Shqipetare, mori pjese ne perpjekjet per caktimin e nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe.
Ismail Qemali zhvilloi nje veprimtari te dendur politike ne Europe per njohjen e kombit shqipetare dhe shpejte do te shpallte ne shtypin e kohes, vendas dhe te huaj, plateformen e tij politike per autonomine e plote te Shqiperise nga Perandoria Turke. Me 1909 mori pjese ne kunderrevolucionin kunder xhonturqeve dhe u zgjodh kryetar i Partise Liberale.
Ai u dallua si frymezues dhe oganizator i kryengritjes kunder Osmaneve me 1910-1912. Se bashku me Luigj Gurakuqin e patriot te tjere hartoi Momerandumin e Greces te qershorit 1911 dhe ne fund te atij viti mori nismen per Organizimin e Kryengritjes se Pergjitheshme te vitit 1912.
Me 19 nentor 1912 njoftoi bashkeatdhetaret per mbledhjen e Kuvendit Kombetar. Ne kete kuvend, qe u mblodh nen kryesine e tij me 28 nentor 1912 ne Vlore, lexoi deklaraten e shpalljes se Pavaresise te Shqiperise dhe ngriti flamurin kumbetar. Ne kete kuvend Ismail Qemali u zgjodh kryeminister dhe minister i Puneve te Jashteme i Qeverise se Perkoheshme.
Pavaresishte nga kushtet e veshtira te brendeshme e te jashteme, qeveria e Ismail Qemalit mori nje varg masash per organizimin dhe ndertimin e shtetit te pavarur shqipetar.
Ne te gjitha keto veprimtari Ismail Qeali u tregua burre shteti dhe diplomat largepames, mbrojti me vendosmeri shtetin e pavarur shqipetar, por Fuqite e Medha nuk e njohen qeverine e tij.
{Mare me shkurtime nga Muzeu Historik Kombetare dhe gazeta Dielli)
Gezim Lamcaj