Nga Keze Kozeta Zylo
U promovua në NY Libri “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 18001999” të autorit Rrustem R. Berisha organizuar nga SHSHA “Skënderbej” Inc.
Në mjediset e Qendrës “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike “Zonja e Shkodrës” nëHarstdale, New York Komuniteti Shqiptaro Amerikan u mblodh për të promovuar librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” të autorit nga Kosova Rrustem R. Berisha.
Promovimi i librit u realizua me nismën e dy Kryetarëve të Nderit të Shoqatës ShqiptaroAmerikane “Skënderbej” Inc. z. Bashkim Shehu dhe Mark Qehaja bashkë me mbështetësit kryesor z.Qemal Zylo Anëtar Nderi dhe Faton Zogiani ish anëtar i Kryesisë së ShoqatëS “Skënderbej”.
Ky libër sjellë para botës holokaustin dhe fatin tragjik të shqiptarëve nga serbo malazeztëpër dy shekuj. Natyrshëm diskutantët s’mund të ndanin dhe gjendjen shqetësuese në Veri të Kosovës. Sidoqoftë ne udhëhiqemi nga burrat e ndritur të Kombit nga vizioni i prijsave tanë si psh Ibrahim Rugova që e shkriu jeten e tij për Kosovën ngase: Burri shqiptar Ibrahim Rugova/ Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës/ Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj/ Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.
Në fakt betejat vazhdojnë, nuk mbarojnë, paqësisht le t’i mbrojmë trojet tona sepse:Miq! Kosova është gjaku im që nuk falet do të shkruante Bardi i Poezisë Ali Podrimja! Le të jemi bashkë për Kombin!
Përshëndetjen dhe hapjen e aktivitetit e bëri Z. Bashkim Shehu bashkëthemelues dhe ishZV/Ministër i Mbrojtjes i cili uroi autorin e librit z. Berisha si dhe të gjithë të pranishmit që kishin ardhur për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe kombëtare.
Kumtesat
Barbarizmi dhe antihumanizmi serbo-malazez mbi shqiptarët në librin “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” të autorit Rrustem R. Berisha. Referoi z.Faton Zogiani biznesmen i suksesshëm nga Kosova dhe ish anëtar i kryesisë së Shoqatës.
Holokausti serbo-malazez mbi popullsinë e pafajshme shqiptare dhe situata politike nëditët e sotme në Kosovë dhe Shqipëri, referoi Gjeneral Asllan Bushati, ushtarak i lartë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Libri “Gjenocidi serbo-malazez” është një studim historik kombetar mbi tragjedinëshqiptare për dy shekuj me radhë nga Kozeta Zylo.
Me shumë emocion dhe duartrokitje u mirëprit përshëndetja me një vidio mesazh nga z.Rrustem R. Berisha, autori i librit “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” i cili ka punuar për 15 vjet rresht.
Nderoi me pjesëmarrjen e tij dhe përshëndeti z.Ahmet Bytyqi prindi i vëllezërve Bytyqitë rënë për Liri. Vëllezërit Bytyqi Agron (23), Mehmet (21) dhe Ylli Bytyqi (25) ishin qytetarë amerikanë me prejardhje nga Kosova. Ata iu bashkuan “Batalionit Atlantiku” dhe ishin luftëtarë të UÇK-së.Qëndresa heroike e shqiptaëëve si gjeneral Rrustem Berisha ku referoi z. Hafiz Shala atdhetardhe anëtar per 31 vjet i Kryesisë së Ligës Shqiptaro Amerikane që drejtohet nga Kongresisti JoeDi Guardi.
Me shumë mjeshteri dhe dashuri u performua “Vallja e Tropojës” dhe “Vallja Kosovare”interpretuar nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit nën drejtimin enxënëses së rritur, artistes që premton shumë, Edona Gjidija. Nxënësit si: Erza Shala dhe LeonGashi, Jessica dhe Jonathan Ndregjoni, Klesta Xama, Laura dhe Ryan Leka, Ajla, Klea, dhe EmaMartini etj. dukeshisn sikur ishin artistë të Asamblit Popullor. Ju jemi shume mirënjohes pasi atasë bashku me prindërit erdhën në këto ditëushimesh plot mirësi dhe respekt për shkollën dhe artin. Ata sollën hare dhe gëzim dhenatyrshëm e ardhmja ju përket atyre, pasi gjaku I dëshmorëve të Atdheut s’do të harrohet kurrëdhe do të bëhet dritë për ta.
Vlerat dhe sensibilizimi i mbarë opinionit botëror për krimet kundër shqiptarëve në Librin“Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i tokave shqiptare, 1800-1999” me autor Rrustem R.Berisha, referoi z. Mhill Velaj shkrimtar i mirënjohur dhe Kryetar i Shoqatës së ShkrimtarëveShqiptaro Amerikan.Z. Tom Gjergji artisti i mirënjohur i Diasporës intepretoi plot kulturë dhe profesionalizëm përKosovën dhe Kombin.
Situata në Kosovë dhe në Shqipëri
Pas kumtesave u diskutua rreth situatës në Kosovë dhe në ShqipëriTemën: “Shteti shqiptar duhet të jetë në unitet me shtetin e Kosovës për trojet Kombëtare”Referoi z. Mark Qehaja Kryetar Nderi I shoqatës, bashkënismëtar I aktivitetit si dhe ish ushtaraknë forcat e NATO-s.
Zbrazja e trojeve shqiptare sot dhe rreziku i brendshëm referoi z.Frank Shkreli gazetar i shquardhe ish drejtor i Zërit të Amerikës.Isa Brecani anëtar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” interpretoi vargje ngakrijimtaria e tij dhe u mirëprit me duartrokitje.
Përshëndetjet
Dr. Pashko Camaj Shefi i Kabinetit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” përshëndeti në emër tëVatrës dhe uroi autorin Berisha si dhe vlerësoi inisiatorët për këtë aktivitet me vlera nëpromovimin e librit.
Përshëndetjen nga Prof. James E. Young i cili është profesor i nderuar i StudimeveAngleze dhe Judaike Emeritus në Universitetin e Massachusetts e lexoi zonjusha simpatike ElisaQehaja, një studente e shkëlqyer në Baruch College.
Me vidio mesazh përshëndeti z. Islam Lauka ish Ambasador i Shqipërisë në Kosovë dheautor i disa librave, vidio që shfaqeshin në ekran nën kujdesin e z. Drin Zogiani.Përshëndetjen e Prof. Elenca Kocaqi e cila është profesore në universitetin e Durrësit dhe kashkruar disa libra që flasin për origjinën Pellazgo-Ilire të Shqiptarëve e lexoi K. Zylo
Z. Shpëtim Qorraj i biri i Heroit Mustaf Qorraj që ra heroikisht në Luftën për KosovënKomandant i Togut, të Brigadës 112, “Arben Haliti” përshëndeti nismëtarët, aktivitetin, AlbaLife dhe solli me plot emocion përjetimet e dhunshme serbe, qysh kur ishte në moshën 13 vjec.
Z. Agim Gashi ish ushtar i UÇK-së që mori pushkën dhe luftoi për Lirinë e Kosovës sollidisa fragmente rrënqethëse nga jeta e tij dhe Luften për Liri.
Në këtë tubim përshëndeti dhe Z. Esad Gjonbalaj Aktivist i shquar dhe njeri ndërthemeluesit e Fondacionit Plavë Guci, inicues i shumë aksioneve humanitare gjithandej trojeve shqiptare, ku një ndër veprat humanitare bashkarisht me atdhetarët është ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në vendlindjen e tij në Vuthaj në vlerën 180,000.00 dollarë. Gjate viteve të 90-ta moderoi Radion e LDK-së në Amerikë.
Dr. Manjola Duli Doktore e Shkencave në Ekonomi dhe anëtare e Shoqatës “Skënderbej” solli kumtesën: Kontributi i jashtëzakonshëm i organizmave ndërkombëtare në shtetformimin e Kosovës dhe specifikisht Roli i UNMIK-ut.
Shpend Gjocaj Ushtar i UÇK-së pershendeti aktivitetin dhe solli përkrahjen e familjes sëtij të nderuar për Luftën duke i dhënë gjakun dhe dorën e vëllait Qerim Gjocaj Lirisë së Kosovës. Qerim Gjocaj nuk pati mundësi të vinte pasi është në Kosovë me pushime.
Z. Bexhet Asani autor i disa librave përshëndeti të pranishmit me plot dashamirësi dheuroi autorin e librit z. Berisha.
Z. Prend Gjeta një studjues i njohur dhe aktivist i shquar vlerësoi dhe shprehumirënjohjen për këtë tubim si dhe përgëzoi autorin për këtë punë kolosale që ka realizur rreth gjenocidit serbo malazez. Aktiviteti u mbyll me plot sukses dhe dëshmoi dhe njëherë se vetëm tëbashkuar mund t’I zgjidhim cështjet e rëndësishme kombëtare.
Ps: Autorja e këtij reportazhi moderoi aktivitetin dhe është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit si dhe ka marre titullin: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë.
15 Korrik, 2023 Qendra Nënë Terezë Harstdale, New York










