Nga Gezim Lamcaj
Zonja Emiljana Ulaj para disa ditesh beri betimin si anetare e Keshillit te Bashkise se Westchester, New York.
Zonja Ulaj eshte emigrantja e katert dhe e dyta me origjine shqipetare, pas Vedat Gashit, qe siguron nje vend ne keshillin me 17 anetare te kesaj bashkie. Ajo eshte gruaja e pare shqipetaro-amerikane qe mer kete rol ne Westchester.
Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, zonja Ulaj thote: ” Ishte nje dite e madhe dhe emocionuse, shume domethenese per mua si emigrante, refugjate qe erdhi ne kete vend ne moshen 10 vjecare, pa njohuri te gjuhes angleze, te ciles me vone iu kerkua te futet ne gare per anetare bashkie dhe qe u zgjodh ne ate rol. Kjo do te thote shume dhe flet mbi ate se sa i mrekullueshem eshte ky vend, qe u jep keto mundesi emigranteve.
Te gjithe te shtypurit kudo ne bote mund ta deshmojne kete. Une mendoj se Amerika eshte nje fener ndricues, qe ne se jeni i perndjekur kudo ne bote, endrra juaj eshte qe te vini ketu. Sepse ky eshte vendi ku nuk ka rendesi emri i familjes suaj dhe e kaluara juaj. Ne se punoni mund te arrini”
Mandatin e saj ne Keshillin Bashkiak zonja Ulaj e sheh si nje mundesi per te permisuar jetet e njerezve. Disa nga perparesite kryesore te saj jane strehimi i paperballueshem dhe burimet e energjise se riperseriteshme.
Zonja Ulaj thote: ” Dua te shoh mundesine e angazhimit te te rinjeve ne procese, te degjojme zerat e tyre, sepse ata do te trashegojne vendimet tona, prandaj duhet te kene ze ne vendimet qe ne marrim”.
Mare me shkurtime nga gazeta Tema.
Ne emer te Shoqates Shqipetaro-Amerikane “Skenderbej” i uroj Zonjes Emiljana Ulaj suksese si anetare e Keshillit Bashkiak te Westchester dhe realizimin me sukses te perparesive qe ka parashikuar gjate mandatit te saj. Ajo eshte je shembull frymezimi per te gjithe shqipetaret, sidomos te rinjet.